Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një nga debatet më të tensionuara të këtij edicioni, teksa moderatorit Alaudin Hamiti iu desh të përballej drejtpërdrejt me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar.
Gjatë “prime”-it u shfaq pamja e një përmbledhjeje që tregonte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, ku nga audienca u perceptua si bullizim i vazhdueshëm gjatë gjithë javës.
Menjëherë pas transmetimit të klipit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta nxjerrë atë në dritë negative.
Ajo u ngrit në këmbë dhe nisi të debatonte me tone të larta me modetatorin Hamiti, duke thënë se produksioni po manipulonte imazhin e saj:
“E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!” – ishte reagimi i saj i parë.
“Kërkoj tërheqjen e nga Big Brother 4. Sistem i fëlliqtë. E dua arushin pasi po largohem, kam nevojë për të “, tha ajo.
