Deklaratat e opinionistit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në “Top Albania Radio”, kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet.
Fjalët e tij janë marrë menjëherë nga publiku dhe mediat rozë si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i fortë ndaj ish-moderatores së këtij formati, Arbana Osmani, dhe reality show-t konkurrent, “Ferma VIP”.
Gjatë bisedës, Arbëri theksoi se suksesi i një formati të këtij kalibri nuk qëndron thjesht tek individët, por te fuqia, eksperienca dhe “makineria” e një televizioni të madh si Top Channel.
Deklarata e tij e prerë, e cila po qarkullon me shpejtësi në faqet e showbiz-it ishte:
“(As moderatori, as casting, as opinionisti) Për të bërë një reality show të suksesshëm, duhet Top Channel.
Mundohu sa të duash nuk e bën dot. Nuk është me zor.
Është vite punë, është eksperiencë.”
Ndonëse opinionisti zgjodhi të mos përmendte emra konkretë, konteksti i situatës ka bërë që ndjekësit ta përkthejnë këtë si një mesazh të qartë për Arbanën dhe për këdo tjetër që përpiqet të replikojë suksesin e BBVIP jashtë dyerve të Top Channel.
