Mateo dhe Brikena janë një nga çiftet që u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
Dyshja kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u shfaqur shpesh së bashku në publik dhe rrjete sociale.
Së fundmi, Mateo ka ndarë një fotografi në Instastory, ku shihet duke pozuar pranë një posteri të Brikenës.
Posteri i përket kohës kur ajo kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie.
Pamja e publikuar tregon afërsinë e çiftit dhe mbështetjen që ata vazhdojnë t’i japin njëri-tjetrit edhe jashtë formatit televiziv që i bëri të njohur./kosovarja
