Prezantuesi u rrëzua nga skena, theu këmbën dhe brinjët

Stephen Fry ka paditur një konferencë teknologjike me 100,000 paundë dëmshpërblim pasi ra 1.8 metra nga skena gjatë një shfaqjeje, duke thyer këmbëm dhe brinjët.

Prezantuesi dhe autori, 68 vjeç, po mbante një fjalim kryesor në konventën CogX në O2 Arena në Londër në shtator 2023 kur ndodhi rrëzimi i tij, transmeton Indeksonline.

Stepheni sapo e kishte përfunduar fjalimin e tij dhe po përpiqej të largohej nga skena kur u rrëzua, duke rënë mbi betonin poshtë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte thyer këmbën e djathtë në disa vende dhe disa brinjë.

Ai përdorte bastun për disa kohë pas incidentit. Dokumentet e gjykatës zbulojnë se Stephen ka ngritur një padi për lëndim personal kundër kompanisë, CogX Festival Ltd, si dhe agjencisë krijuese Blonstein Events Ltd, për deri në 100,000 £.

Dosjet e paraqitura në emër të tij deklarojnë: “Paditësi ngre një kërkesë për dëmshpërblim për lëndime personale të pësuara më 14 shtator 2023 në O2 Arena, Londër, ndërsa merrte pjesë në Festivalin CogX ku ai ishte angazhuar për të mbajtur një fjalim mbi Inteligjencën Artificiale”./Indeksonline/

Nga Rubrika