Adelina Hasani është rikthyer në ekran pas lindjes së vajzës së saj, duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut me paraqitjen plot shkëlqim.
Moderatorja po duket më në formë se kurrë, ndërsa ndjekësit kanë vënë re se mëmësia i ka dhënë edhe më shumë hijeshi dhe ëmbëlsi.
Me buzëqeshjen dhe energjinë pozitive, Adelina po shkëlqen në rikthimin e saj televiziv.
Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku shumë fansa po e komplimentojnë për pamjen e saj elegante dhe natyrale pas ardhjes në jetë të vajzës./kosovarja
