Ish-pjesëmarrësja e “Big Brother VIP Albania 4”, Rizarta Hoxha, ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetet e saj sociale ku shfaqet në krah të motrës.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike mes tyre.
Krahas fotografive, ku motra e saj duket qartësisht në periudhën e shtatzënisë, Rizarta ka ndarë edhe një mesazh.
Ajo theksoi rëndësinë e të rriturit bashkë, duke treguar gjithashtu se është në pritje të një vajze.
“Të pasur në jetë sepse rritemi bashkë (të treja),” shkruan Hoxha në postimin e saj.
