Pasi ofendoi Arbanën, Fabjola bën gjeste të çuditshme para kamerës (Video)

Vëmendja në “Ferma VIP” vijon të jetë e përqendruar te Fabjola Elezaj, pas incidentit të bujshëm ku përdori fjalor të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani.

Ndërkohë që ajo ndodhet e vetme në një televotim penalizues dhe pritet një vendim përfundimtar nga publiku, një tjetër moment i saj brenda shtëpisë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në një video të shkëputur së fundmi nga kamerat e formatit, Ola shfaqet në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, teksa sheh drejt e në lente.

Ajo vendos kapuçin e xhupit të saj të zi dhe fillon të bëjë disa mimika të çuditshme e të ndryshojë shprehitë e fytyrës, të shoqëruara me buzëqeshje të lehta dhe shikime që ngjajnë sfiduese.

Këto gjeste kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjet.

Në një moment kur situata e saj në garë është mjaft kritike, këto veprime janë interpretuar nga një pjesë e audiencës si një shfaqje moskokëçarjeje apo ironie.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo sjellje në vendimin e publikut në spektaklin e radhës.

Nga Rubrika