Artisti shqiptar pranon veten dhe vjen krejt ndryshe

Pas një shkëputjeje të plotë nga tregu muzikor që prej vitit 2021, ku konsiderohej si një nga talentet e rinj më premtues, Mirud ka lënë pa fjalë gjithë rrjetin.

Ky nuk është thjesht njoftimi i albumit të tij të ri “Deadly” që lançohet në qershor, por një transformim vizual dhe shpirtëror i përmasave të jashtëzakonshme.

Nga djali i tërhequr, Durimi, sot shfaqet pa asnjë kompleks, duke pozuar buzë detit me veshje transparente dhe një fizik të kuruar.

Por përtej imazhit provokues, deklarata e tij e thellë flet shumë më tepër.

Në një rrëfim të hapur e guximtar që ngjan si një pranim i lirë dhe i ndjerë i identitetit të tij, Mirudi shprehet se është lodhur duke “zvogëluar” veten vetëm për t’u bërë i tretshëm për të tjerët.

Artisti zbuloi prapaskenën emocionale, duke treguar se hezitoi gjatë për ta publikuar foton, i frikësuar nga “unfollow-at”, gjykimet dhe fjalët se “ka shkuar shumë larg”, veçanërisht duke marrë parasysh mentalitetin e vendit nga vjen.

Megjithatë, ai e mposhti këtë frikë.

“Për vite u mundova të bëhem dikush që bota e pranon, tash po zgjedh të bëhem dikush që unë e njoh,” thekson ai, duke shtuar se tashmë i mjafton fakti që po ndihet mirë me të vërtetën e tij.

Muzika e tij pritet të jetë po aq transformuese sa edhe pamja.

Megjithatë, me këtë rilindje artistike dhe një imazh kaq global, mbetet të shihet nëse tregu vendor shqiptar do të jetë ende targeti i tij kryesor, apo Mirud po synon arenën ndërkombëtare. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika