Kim Kardashian habit fansat: Zbulohet çka mban në ‘wallpaper’ të telefonit

Ylli i shoubizit ndërkombëtar, Kim Kardashian ka zbuluar se në fotografinë e ekranit në telefonin të saj është vetëm vajza e saj Chicago West.

Momenti u vu re teksa ajo po kthehej në hotel në New York City pas Met Gala, ku u shfaq me një kostum të veçantë portokalli metalik.

Shefja e SKIMS, 45 vjeç, ka katër fëmijë, North, 12 vjeç, Saint, 10 vjeç, Chicago , tetë vjeç dhe Psalm, gjashtë vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Kanye West.

Kim tërhoqi vëmendjen në natën më të madhe të modës, në MetGala, ndërsa modeloi një kostum portokalli metalik nga artisti britanik Allen Jones dhe Whitaker Malem. /Klankosova

Nga Rubrika