“Ke histori me burrin tim”, publikohet fotoja e Zhakut dhe ish-bashkëshortit të Moza Ahmetit

Miqësia e pretenduar mes Inida Gjatës (Zhakut) dhe Mimoza Ahmetit në Ferma VIP duket se është shkatërruar përfundimisht, duke u kthyer në një përplasje të fortë me akuza dhe tensione të hapura.

Ai që nisi si një afrim i deklaruar nga Zhaku para hyrjes në fermë, ka përfunduar në një konflikt të ashpër, ku në diskutim janë sjellë edhe çështje nga e kaluara jashtë spektaklit.

Gjatë spektaklit të djeshëm, raporti mes tyre u tensionua dukshëm, ndërsa debatet pas transmetimit e thelluan edhe më shumë krisjen. Në një bisedë me Soni Malaj, Moza bëri një deklaratë të fortë:

“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim”, duke lënë të kuptohet se ndihet e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga sjellja e Zhakut në një moment të vështirë të jetës së saj.

Situata u përshkallëzua edhe më shumë gjatë një përballjeje direkte mes tyre. Zhaku u përpoq të distancohej nga akuzat duke thënë: “Nuk kam historinë tënde.”

Ndërsa Moza iu përgjigj: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”

Edhe pse Zhaku i ka mohuar kategorikisht pretendimet për çdo lidhje me ish-bashkëshortin e Mozës, deklaratat kanë ndezur debate të forta dhe dyshime në publik.

Në rrjetet sociale po qarkullon gjithashtu një foto ku Zhaku shfaqet e afërt dhe e buzëqeshur pranë ish-bashkëshortit të Mimoza Ahmetit, një detaj që sipas ndjekësve konfirmon se mes tyre ka pasur njohje të mëparshme.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë tensionin rreth ngjarjes, ndërsa publiku po pret të shohë nëse kjo çështje do të marrë përmasa edhe më të mëdha brenda dhe jashtë spektaklit.

Nga Rubrika