Balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane

Duket se epokës së thashethemeve dhe fotove të vjedhura nga paparacët i ka ardhur fundi.

Elodie, një nga emrat më të lakuar, më stil dhe më të suksesshëm të muzikës pop në Itali, ka vendosur të mos fshihet më.

Këngëtarja e famshme, e cila numëron plot 3.8 milionë ndjekës në Instagram dhe njihet gjerësisht për hitet e saj që dominojnë vazhdimisht toplistat e Sanremos dhe vendit fqinj, sapo ka hedhur një hap të madh në jetën e saj personale duke konfirmuar hapur romancën me balerinën shqiptare, Françeska Nuredini.

Artistja romake ka ndarë së fundmi me miliona fansat e saj një album me fotografi nga pushimet ekzotike në Japoni. Mes peizazheve mbresëlënëse dhe kulturës aziatike, ajo që vodhi menjëherë vëmendjen e të gjithëve ishte një shkrepje mjaft intime dhe romantike.

Në foto, Elodie dhe Françeska shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante, ndërsa qëndrojnë të përqafuara fort me njëra-tjetrën. Edhe pse në rrjetet sociale prej muajsh kishin qarkulluar video dhe imazhe të dyshes në momente të afërta, kjo është hera e parë që ylli italian zgjedh ta publikojë vetë një moment kaq privat në profilin e saj, duke bërë kështu debutimin e tyre zyrtar si çift.

Gjatë muajve të fundit, vajzat nuk janë kursyer me udhëtimet dhe aventurat, duke u pikasur së bashku që nga arratisja e tyre në Venecia për Ditën e Shën Valentinit, e deri te festat e nxehta verore në Ibiza.

Por, ky udhëtim i fundit në Japoni duket se ka shënjuar një kapitull të ri e shumë të veçantë për to. Dyshja ka shijuar në maksimum eksperiencat tradicionale aziatike, duke marrë pjesë në ceremoninë e famshme të çajit, duke eksploruar tempujt historikë e duke shëtitur të pashqetësuara nëpër qytetet japoneze.

 

Nga Rubrika