Influencerja dhe moderatorja e njohur shqiptare Migi Pojani ka marrë gjithë vëmendjen në rrjet me paraqitjen e saj të fundit në bikini.
Ajo ka publikuar disa poza nga pushimet, ku shfaqet në super formë dhe mjaft atraktive, shkruan InfoKosova.
Me stilin e saj provokues dhe vetëbesimin që e karakterizon, Migi arriti të “ndezë” komentet e ndjekësve, të cilët nuk kursyen komplimentet për dukjen e saj.
Bikini që kishte zgjedhur i vinte në pah format trupore, duke bërë që fotografitë të bëhen menjëherë virale.
Nuk është hera e parë që Migi Pojani komentohet për paraqitjet e saj, pasi çdo postim i saj arrin të tërheqë vëmendje të madhe në rrjetet sociale./InfoKosova/
