Dy të mitura e marrin gjimnazisten me zor: Fillimisht e gjuajnë nga ballkoni, pastaj e rrahin dhe e incizojnë

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Malishevë.

Dy nxënëse, të njohura për policinë për shkak se edhe më parë dyshohen se kishin bërë veprime jo të ligjshme, e morën me dhunë një gjimnaziste dhe e dërguan në një objekt të pabanuar.

Fillimisht ato e hodhën nga ballkoni, pastaj duke e incizuar me telefon e rrahën.

Nga videoja policia arriti t’i identifikojë dhe tashmë në ndalim është njëra prej tyre.

Nga Rubrika