Me çka i lan Fero flokët që ka kaq shumë?

Fero vazhdon të mbetet një nga artistët më të komentuar në estradë, ndërsa prej kohësh po paralajmëron rikthimin e tij në muzikë.

Krahas angazhimeve profesionale, ai vazhdon të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundi, artisti ka publikuar disa pamje ku shfaqet duke i krehur flokët.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është pamja e tyre e dendur dhe e shëndetshme, detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij.

Fero shpesh publikon fotografi dhe video ku ekspozon stilin, pamjen fizike dhe aktivitetet e tij të përditshme./kosovarja

Nga Rubrika