Benita, banore e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania?

Benita Zena, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë mendimet e saj në një intervistë të fundit në “Top Albania Radio”, duke zbuluar përvojat e saj dhe planet për të ardhmen.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në edicionin e ri të Big Brother VIP Albania, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Gjatë bisedës, Benita u pyet nëse do të pranonte një ftesë për të qenë pjesë e këtij formati të njohur shqiptar. Ajo u shpreh se nuk e përjashton këtë mundësi dhe se gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen.

“Më pëlqen formati që krijojnë në Big-un e Shqipërisë, kështu që nuk i dihet asnjëherë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se gjithmonë ka surpriza nga ana e saj.

Benita ka reflektuar gjithashtu mbi eksperiencën e saj në BBVK, duke theksuar disa nga ‘gabimet’ e saj. Ajo pranoi se ndoshta do të kishte vepruar ndryshe në disa situata, duke theksuar se i kishte dhënë rëndësi personave të gabuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

“Ndoshta nuk do t’u kisha dhënë shumë vlerë njerëzve që nuk e kanë merituar dhe nuk do t’u kisha dhënë dashurinë time të sinqertë,” tha ajo, duke shprehur se kjo ka ndikuar negativisht në përvojën e saj brenda shtëpisë.

Megjithatë, nëse do të rikthehej në BBVA, Benita premton se do të sjellë një version të ri të vetes. “Do të shihnit një tjetër Benitë. Mendoj se do të hyja si një Bugatti përnjëmend!” shprehu ajo, duke lënë të kuptohet se do të ishte një pjesëmarrëse shumë dinamike.

Një tjetër temë e diskutuar ishte strategjia e romancave brenda shtëpisë. Benita u pyet nëse do të pranonin të krijonte një lidhje dashurie për të fituar fansa. Ajo u shpreh se ndjehet e dyzuar për këtë çështje, duke thënë: “Ndoshta po, ndoshta jo, varet si do të ndihesha për momentin.”

Në fund, Benita kritikoi mënyrën se si perceptohet formati i Big Brother në Shqipëri. Ajo theksoi se ky program nuk është vendi për të shitur moral, por për të treguar aftësitë si lojtar. “Big Brother nuk është formati i duhur për të treguar më të mirën tënde. Është për të treguar lojë, çfarë lojtare je,” përfundoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e strategjisë dhe autenticitetit në këtë lojë.

Me këto deklarata, Benita Zena ka lënë të kuptohet se rikthimi i saj në Big Brother VIP Albania mund të sjellë një dimension të ri dhe emocionues për fansat e formatit.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika