Don Xhoni bën namin në rang global: Përkrah Madonnës dhe yjeve botërorë

Kur bëhet fjalë për të thyer kufijtë dhe për të bërë zhurmë ndërkombëtare, Don Xhoni e di shumë mirë se si luhet kjo lojë.

Reperi ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke e dëshmuar se muzika e tij nuk njeh limite gjeografike apo barriera të gjuhës. Projekti i tij më i fundit diskografik, albumi i titulluar “100%”, ka arritur të hyjë direkt e në listën më prestigjioze të gjigantit të transmetimit muzikor, Spotify.

Në klasifikimin zyrtar të publikuar për albumet e reja me debutimin më të fortë në rang global për datat 3 deri më 5 korrik, Don Xhoni është pozicionuar me plot meritë në vendin e 9-të në gjithë botën.

Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për artistin, por edhe për hip-hopin shqip në përgjithësi, pasi ai e gjen veten duke ndarë të njëjtën listë top 10-she me legjendat absolute të muzikës si Madonna, e cila kryeson tabelën, si dhe me emra të super-njohur të industrisë ndërkombëtare si Ken Carson dhe reperi gjerman Bonez MC.

Ky shpërthim në tabelat botërore konfirmon qartë fuqinë masive të dëgjueshmërisë dhe mbështetjen e pakushtëzuar të fansave të tij besnikë, të cilët janë mobilizuar në masë që në minutat e para të publikimit.

Albumi “100%” duket se ka goditur fiks në shenjë me energjinë dhe rrymat e ndryshme që sjell, duke e vulosur Don Xhonin si një nga eksportet më të forta dhe më me ndikim të showbizz-it tonë në tregun global të muzikës. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika