Këngëtarja Fifi po duket më në formë se kurrë më parë.
Ajo ka humbur në peshë dhe po tërheq vëmendje me paraqitjet e saj në koncerte, dasma, ahengje dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi është fotografuar në dhomën e një hoteli me një stil të rafinuar dhe paraqitje elegante.
Në fotografitë e publikuara, Fifi shfaqet e kuruar në çdo detaj. Pamja e saj ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në daljet e fundit publike, ku është vlerësuar për stilin që po kultivon.
Artistja vazhdon të jetë aktive me angazhimet muzikore, ndërsa nuk mungon as në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj profesionale./kosovarja


