Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez mund t’i japin fund beqarisë këtë javë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat rozë në Portugali, çifti më i përfolur i botës së sportit dhe showbizz-it pritet të thotë “Po” mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa vendi ku do të mbahet ceremonia mbahet ende sekret.
Megjithëse ylli i futbollit e kishte konfirmuar dëshirën për t’u martuar gjatë intervistës së tij të bujshme me Piers Morgan—duke deklaruar se ceremonia do të zhvillohej pas përfundimit të Kupës së Botës—data dhe vendndodhja kishin mbetur gjithmonë një mister.
Spekulimet janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht pas propozimit për martesë që futbollisti i bëri Georginës më 12 gusht 2025.
Ndonëse zërat e parë flisnin për një ceremoni në Madeira, ishulli ku Ronaldo ka lindur në vitin 1985, vëmendja tashmë është zhvendosur pranë Lisbonës, në zonën pitoreske të Sintrës.
Raportimet e fundit sugjerojnë se çifti mund të zgjedhë vilën e njohur neogotike Quinta da Regaleira, një nga monumentet më mbresëlënëse të zonës.