Sezoni i pestë i Big Brother VIP Kosova pritet me shumë emocion, dhe influenceri Ylli Dreshaj ka ndarë dëshirat e tij për figurat publike që do të dëshironin të shihnin në këtë edicion.
Gjatë një interviste në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Dreshaj shprehu preferencat e tij për disa nga artistët më të njohur të vendit. Ai theksoi se dëshira e tij më e madhe është që këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi, i njohur si Dani, të jetë pjesë e BBVK 5.
“Do të kisha dashur me pa Danin, Ramadan Krasniqin, sepse jemi rritur me këngët e tij”, tha Dreshaj, duke shprehur admirim për muzikën e tij dhe ndikimin që ka pasur në jetën e tij.
Përveç Danit, ai përmendi edhe dy emra të tjerë të njohur në skenën muzikore, Shkurte Fejza dhe Mahmut Ferati. Sipas Dreshajt, këta artistë do të ishin një shtesë e shkëlqyer për dinamikën e shtëpisë së BBVK 5.
Dreshaj beson se prania e këtyre figurave do të rrisë interesin e publikut dhe do të sjellë më shumë njohuri për këta artistë në një format të tillë televiziv.
“Janë figura që publiku i njeh dhe do të ishin të mrekullueshëm për këtë edicion”, shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së artistëve të njohur në reality show.
Ndiqni detajet e plota: