Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, me origjinë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të vështirë të jetës së saj, duke folur hapur për sfidat që përballet për shkak të trupit të saj.
Ajo ka shprehur frustrimin e saj në rrjetet sociale, duke theksuar se presioni për t’u dukur në një mënyrë të caktuar është një realitet i përditshëm për shumë gra.
Bebe ka theksuar se për vajzat me forma më të plota, veshja sipas dëshirës shpesh shoqërohet me paragjykime.
Ajo e shpreh shqetësimin se çdo herë që ajo ose vajzat me trup të ngjashëm zgjedhin të veshin diçka më të ngushtë, ato etiketohen negativisht, duke u konsideruar si provokuese, ndryshe nga standardet që zbatohen për trupat e tjerë.
Këngëtarja gjithashtu ka folur për reagimet e padëshiruara që merr në rrjetet sociale, duke u shprehur e bezdisur nga komentet e meshkujve që e objektivizojnë seksualisht.
Ajo theksoi se dëshira e një vajze për t’u veshur në mënyrë tërheqëse nuk do të thotë se ajo po kërkon vëmendjen e tyre, por thjesht shpreh një stil personal.
Në një mbyllje me humor dhe ironikë, Bebe Rexha sugjeroi krijimin e një rrjeti social të ri, të dedikuar vetëm për vajzat dhe individët gej, me qëllim që të shmangen ngacmimet dhe komentet e padëshiruara.
Kjo ide tregon dëshirën e saj për një ambient më mbështetës dhe të sigurt për ata që ndihen të ngacmuar.