E premte, 29 Nëntor, 2024
3 C
Pristina

Vajza e Ramushit dhe Anites mbush 18 vjeç, qenka kaq bukuroshe

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sot, Hana, e bija e dy personaliteteve të njohura të jetës publike, ish Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe prezantueses e opinionistes Anita Haradinaj, ka mbushur 18 vjeç.

Në një moment të veçantë për familjen Haradinaj, Hana është bërë subjekt i vëmendjes së madhe në mediat sociale.

E ëma, Anita Haradinaj, ka shprehur gëzimin e saj përmes një postimi të ndjeshëm në Instagram, duke përfshirë edhe një kolazh emocionues të fotove që shfaqin kohën e kaluar bashkë me të bijen.

“Gëzuar 18 Hana ime”, shkruan sot Anita Haradinaj, duke reflektuar ndjesitë e saj në këtë ditë të veçantë për vajzën e tyre.

Fotot e ndryshme të Hanes, duke shfaqur ndryshimin dhe zhvillimin e saj në vite, kanë shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shumë njerëz janë përfshirë për të shprehur urimet e tyre për të.

Me një pamje të bukur dhe me stil, Hana ka bërë të qartë se trashëgimia e familjes Haradinaj nuk është vetëm në politikë dhe mediat, por edhe në bukurinë e saj personale.

Shiko foton:

Nga Rubrika