E hënë, 25 Nëntor, 2024
-1.8 C
Pristina

Dieta mesdhetare shpallet më e mira në botë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.
Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare, e pasur në yndyra të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Dieta mesdhetare la as shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane, dhe u cilësua edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur.

Dieta mesdhetare u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore.

Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat atë në bazë të traditës gastronomike.

E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera.

Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit.

Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete.

Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.

Përfitimet e dietës mesdhetare:

– forcon shëndetin e zemrës,

– mbron organizmin nga kanceri,

– parandalon mbipeshën dhe diabetin,

– rezulton më e shëndetshme se dieta vegane.

Dieta mesdhetare është më tepër një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë.

Në vijim gjeni një udhëzues të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.

– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.

– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.

– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.

– Mish i kuq dhe ëmbëlsira duhet të jenë në sasi të vogla.

– Përdorimi i vajit të ullirit.

– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.

– Aktiviteti fizik.

Nga Rubrika