E hënë, 25 Nëntor, 2024
-1.8 C
Pristina

Efektet e kafes së përditshme

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.
Nga studimet e mëparshme kemi lexuar se përdorimi i kafes shkakton çrregullime kardiake.

Sot, studimi më i madh i këti lloji, i realizuar në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, dëshmon të kundërtën.

“Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”- ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus.

Ekipi i hulumtuesve studioi mbi 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe ndihmon obezitetin dhe depresionin.

Nga Rubrika