Ivana Knoll, një tifozje e njohur kroate, ka shprehur mesazhin e saj për ndjekësit pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri.
Pavarësisht barazimit, Knoll inkurajoi tifozët të mos u gëzoheshin shumë herët dhe t’i mbështesnin kombëtaren e tyre me zemër.
“Mos u gëzoni herët, ne jemi rikthyer! Vetëm shikoni”, shkroi ajo në një postim që duket se ka lënë shumë përshtypje.
Knoll, e njohur për bukurinë dhe pasionin e saj për futbollin, gjithashtu ndau disa fotografi nga tribuna e stadiumit, ku tregonte mbështetjen e saj ndaj ekipit të saj të preferuar.
Kroacia, e cila nisi kampionatin me humbje, barazoi në ndeshjen e saj me Shqipërinë, një rezultat që vazhdon të mbajë shpresat e tyre gjallë në turneun aktual.
Shiko foton: