Web Analytics

A ju kujtohet Sheherzadja? Shihni sa ka ndryshuar, duket si njeri tjetër!

Botuar nga: InfoKosova

Berguzar Korel u bë e famshme me rolin e Sheherazades në serialin “1001 net”, duke rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë botën.

Historia e saj e dashurisë nga ekrani i vogël u transferua në jetën reale, ndaj prej 15 vitesh ajo jeton një përrallë me kolegun e saj Halit Ergents.

Megjithatë, ndryshimi i pamjes së Berguzar Korelit ka bërë që sot askush nuk do ta njehë.

Aktorja e pëlqen të eksperimentojë me flokët dhe ngjyrën e tyre, duke kaluar nga flokëkuqe në flokë të zeza dhe tani ka vendosur që ka ardhur koha për një transformim të plotë.

Fotot e fundit që janë shfaqur në Instagramin e saj e mbështesin këtë, pasi bukuroshja Sheherazade tashmë i është bashkuar klubit të biondeve.

Përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ajo ka bërë edhe një prerje flokësh, duke përfunduar me një model flokësh të vërtetë “burrëror” që i shkon shumë me nuancën e re.

Shiko fotot:

Të FUNDIT