Web Analytics

Amos zbulon bisedën që pati me Luizin

Botuar nga: InfoKosova

Amos Muji Zaharia në një prononcim për ‘Revista Class’ ditën e djeshme ka folur për Dea Mishel, Luizin, e jo vetëm.

Duke folur për blogeren, ai tha se e ka takuar atë në finale por nuk kanë munduar të bisedojnë shumë.

Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother’, Amos nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Luizin dhe shpesh ai ka folur me mungesë konsiderate për të.

Gjithsesi, çfarë ndodh në Big Brother mbetet në Big Brother, në rrjet kanë qarkulluar video ku ata shihen duke u takuar pas përfundimit të formatit, i pyetur për këtë, Amos tha:

“Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua.

U përqafuam, u uruam, më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty’.”

Të FUNDIT