Web Analytics

Çfarë ndodhi në dasmën e Luizit dhe Kiarës që indinjoi fansat

Botuar nga: InfoKosova

Në finalen e madhe të Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Luizi u surprizua me një ceremoni të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku çifti dha betimet para kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mirëpo diçka që ka indinjuar fansat është fakti që në dasmë mungonte familja e Luizit.

Ndonëse nëna e tij vetëm pak ditë më parë e surprizoi në Big Brother, ajo nuk ndodhej në dasmë.

Fansat kanë shpërthyer në komente të pakënaqur që nga ana e Luizit nuk ndodheshin familjarët, ndersa kane thene se nena e saj nese ishte ne gjendje te mire shendetesore duhej te merrte pjese ne dasmen e te birit.

Sipas tyre edhe nese nuk do te ishte dakord duhej te merrte pjese pasi Luizi eshte njeri i rritur dhe i merre vete vendimet e tij.

Të FUNDIT