E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Dalin pamje të reja nga festa e beqarisë së Luizit

Dy finalistët meshkuj të Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kristi mbrëmjen e sotme (e enjte) janë befasuar nga “Vëllai i Madh”.

Disa prej ish-banorëve, Sabiani, Ronaldo, Gerti, Beati dhe Lorenci janë rifutur në shtëpi dhe bashkë me ta dhe disa striptiste.

Vajzat me të hyrë në shtëpinë e famshme kanë rrethuar Luizin duke i bërë vallëzim provokuese si dhuratë për këngëtarin shkodran për natë e beqarisë.

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partneres së Luizit, Kiara Tito, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara me shaka ka kërkuar që të rihyjnë në shtëpinë e BBVA.

Ndërkohë, në këtë shfaqje munguan dy finalistet e tjera Efi dhe Deamishel, të cilat qëndruan në dhomën e gjumit.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj kur çifti Luizi dhe Kiara kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Telegrafi/ Shiko foton:

Nga Rubrika