Web Analytics

Deliu: Kurti bëri dëm të pariparueshëm përmes pranimit të draftit për Asociacionin

Botuar nga: InfoKosova

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu Kodra tha se PDK i jep mbështetje iniciativës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate ta mbështesë Rezolutën e Parlamentit Evropian që e dënon në termat më të ashpra sulmin terrorist në Banjskë.

Deliu Kodra para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se BE duhet të vendosë masa ndaj Serbisë si përgjegjëse direkte në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator.

“Megjithatë shteti i Kosovës, diplomacia e Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar, e as kapitalizuar sa duhet e si duhet këtë ngjarje në mënyrë që pozicioni i Kosovës të fuqizohet”, tha ajo.

Blerta Deliu foli edhe për dialogun në Bruksel, gjersa e pyeti kryeministrin Kurti pse ka kaq shumë jo transparencë në dialog dhe prej kujt po fshihet.

“Sa herë që Serbia e sulmon Kosovën, Kosova duhet të lëshoj pe diçka ndaj saj. Na sulmoi më 24 shtatori dhe me 26 tetor Albin Kurti pranoi një draft të Asociacionit…”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së tha më tej se Kurti i ka bërë dëm të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të draftit dhe se njohja reciproke nuk është askund. /Telegrafi/

Të FUNDIT