Deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci, në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike ka deklaruar se “PDK është fajtor kryesor”, duke shtuar se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për këtë temë.
Ai i është drejtuar PDK-së duke thënë se “lideri suprem” do ta ketë të njëjtin fat si ai i Naim Murselit.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke i kërkuar që të fokusohet në temën e seancës.
“Ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”, ka thënë Haxhiu.
Pas kësaj, Geci ka vazhduar deklaratën e tij duke shtuar: “Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi ai./Sinjali/