Web Analytics

Do kemi fejesë këtë verë? Sarah Berisha zbulon planet me Dj PM

Botuar nga: InfoKosova

Sarah Berisha dhe DJ PM janë një ndër çiftet më të preferuar në showbiz që kur historia e tyre nisi brenda edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Megjithatë pas mbarimit të spektaklit ata janë treguar të rezervuar për jetën private dhe fansat e çiftit janë shumë kurioz të dinë planet e tyre.

Teksa bisedonte së fundmi me fansat, Sarah është pyetur nëse do kemi ndonjë fejesë këtë verë.

Blogerja ka treguar se ajo dhe Dj PM po i marrin gjërat shtruar dhe për momentin nuk kanë asnjë plan për ta çuar lidhjen në një stad tjetër dhe kjo për shkak të angazhimeve të shumta që kanë.

“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve e jo më për fejesë.

Nuk kemi menduar asgjë, të paktën këtë vit jo.

Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë”, u shpreh Sarah.

Të FUNDIT