Drejtuesja e Top Chanel Sara Hoxha sjell pamjet e para nga Shtëpia e Big Brother Vip Albania 3?

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ pritet të nisë brenda këtij viti dhe përgatitjet për shtëpinë e famshme duket se janë drejt përfundimit.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një postim i bërë nga njëra prej drejtueseve të televizionit “Top Channel”, Sara Hoxha, ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër.

Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e tij.

Sara nuk ka shkruar asgjë krah postimit, përveçse ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”.

Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit.

Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij. Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.

Shiko foton:

Nga Rubrika