E akuzuan për përdorimin e saj por Luizi e gjen fjalën e tij të fashme në Abetare

Luiz Ejlli vazhdon të shijojë suksese të mëdha duke qëndruar në krye të listës së personazheve më të pëlqyer të momentit.

Artisti gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother u përball me kritika të shumta përfshi edhe përdorimin e fjalës “çapaçul”.

E ndonëse ka kaluar kohë, Luizit duket se nuk i ka dalë e keqja ende.

Ai ka vendosur t’ua përplasë në fytyrë të vërtetën e kësaj fjale të gjithë atyre që e ‘kryqëzuan’.

Në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga ‘Abetarja e Gjuhës Shqipe’ ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan: Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe.

Shiko foton:

Nga Rubrika