Web Analytics

Edona James revoltohet nga banorët e Big Brother: Këtu njerëzit nuk janë normal

Botuar nga: InfoKosova

Edona James duket se ka probleme me disa prej banorëve në Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo pasi ata po e pengojnë gjatë kohës së gjumit dhe nuk po e lënë të qetë.

Ajo është shprehur disa herë e revoltuar, ku edhe ka bërë një paralajmërim për ta.

“Këtu njerëzit nuk janë normal, pasha Zotin. Natën zgjohen, ditën flenë. Pasha nënën, askënd nuk do ta lë me fjet. E shohin”, tha ajo teksa po fliste në oborr me Bleron.

Këngëtari shqiptar më pas e pyeti nëse po ndihet mirë dhe si është në të vërtetë.

“Nuk e duroj askënd. Mirë jam. Normalisht nëse do të isha në shtëpi, besoj që do isha më mirë. Por e di qëllimin tim. E di pse kam hyrë”, theksoi mes tjerash transgjinorja.

Biondja u tha gjatë natës konkurrentëve se nëse dëshirojnë të flasin, të dalin jashtë. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT