E premte, 27 Dhjetor, 2024
1.1 C
Pristina

Gani Gërmia befason me deklaratën për ish banorët e Big Brother Vip Kosova

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gani Gërmia ka dhënë një intervistë për “Robi Plaket Kur Don Vet”,ku mes tjerash ka folur për periudhën e tij në Big Brother VIP Kosova 2.

Edhe pse ai kërkoi të dilte vetë nga ky edicion për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pranoi se për të ka qenë një eksperiencë e mirë.

“Dita brenda Big Brother është tre javë. Çka është më e rëndësishme, për mos me gabu në një format të tillë është e pamundur. Atje njeri me ardh me të fol të është dukur mbrapsht”, u shpreh gazetari.

Visar Dërmaku (emri i vërtetë) shtoi: “Sido që të jetë, ka qenë një eksperiencë e mirë për mua, emocionet e mia kanë dalë në pah dhe i kam treguar se një komedian jeton me shumë dhimbje me shumë vuajtje, por para kamerës është ai që e jep shpirtin për juve”.

I pyetur nëse ruan kontakte me ish-konkurrentët, Ganiu tha se nuk dëshiron që t’i shohë më.

“Falënderimi i takon Allahut që të mos i shohë kurrë më. Jo. Me Metin me Azemin kam raporte më të mira. Me Bleron, çiftin Adri e Ilirjana”, qenë fjalët e tij.

Në ndërkohë, ai është pëlqyer për humorin që solli në këtë reality shou dhe për lojën, aq sa qëndroi. /Telegrafi/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika