Web Analytics

Gezuar Vitin e Ri 2023

Botuar nga: InfoKosova

Gezuar vitin e ri 2023!

Kur mendojmë për një vit të ri, të gjithë mendojmë për fillime të reja. Kemi ëndrra të ndryshme, dëshira të ndryshme.

Nata e vitit të ri është një natë e mbushur me magji! Kur ora shënon 00:00, të gjitha gotat cakrrohen dhe urohet Viti i Ri, mirëpo mesazhet përmes të cilave e urojmë kanë shumë rëndësi.

Në një festë si kjo, doni të uroni më të dashurit tuaj me fjalët më të bukura. Tregohuni të dashur, të sjellshëm e të vëmendshëm. Mos harroni se miqt e familjarët janë ata që i jaoin kuptim ditëve, muajave dhe viteve tona! Prandaj ne kemi zgjedhur disa nga shprehje të bukura përmes të cilave mund t’ju thoni të dashurve tuaj gëzuar vitin e ri!

Gëzuar viti i ri për prindërit

Mami dhe babi, e di që ndonjëherë ndoshta kam bërë disa gjëra jo të duhura. Madje ndoshta ndonjëherë edhe ju kam zhgënjyer. Mirëpo ta dini se qëllimi im gjithmonë është t’ju bëjë të lumtur dhe krenarë. Dua ta dini që ju dua dhe do të ju dua gjithmonë, Gëzuar Vitin e Ri 2023.

Prindërit janë bekim dhe nuk mund të zëvendësohen kurrë! Ju jeni bekimi më i madh i jetës time. Jam me shumë fat që ju kam. Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gjitha dëshirat e jujaja për këtë sivjet u bëfshin realitet!

Mund të mos kem shprehur ndonjëherë në vitet e shkuara se sa shumë dashuri mbaj në zemër për ju, por do të doja të rrëmbeja çdo moment të mundshëm të 2023 për të shprehur respektin dhe dashurinë time për mamin dhe babin.

Ëndrrat, të cilat mendoja se ishin të pamundura për t’u realizuar, tani janë bërë realitet për shkak të vlerave që më rrënjosët. Faleminderit për çdo gjë që më keni dhënë në këtë jetë! Ju uroj nga zemra një Vit të Ri!

Nuk do të mund t’ju shpaguaj kurrë për dhimbjet që keni marrë gjatë këtyre viteve për të më bërë njeriun që jam sot, faleminderit për të gjitha këto, Gëzuar Viti i Ri 2023 mami dhe babi.

Festat si kjo e vitit të ri ma kujtojnë gjithmonë fëmijërinë tonë të lumtur! Sa me fat ishim që u rritem nga prindër të mirë si ju, në një familje si e jona. Faleminderit që na falet dhe vazhdoni të na falni kujtime aq të bukura! Urime viti 2023, ju dua shumë!

Mesazh për gjyshen dhe gjyshin për vitin e ri!

Gjyshja ime e dashur, urime viti i ri! Të paçim pranë nesh, me shëndet të plotë, dhe për shumë vite të tjera. Nata e vitit të ri me kujton gjithmonë fëmijërinë time të lumtur pranë teje. Ti je një nga personat më të veçantë dhe të dashur! Të dua shumë!

I dashur gjysh, gëzuar 2023!

I dashur gjysh, gëzuar viti 2023! Sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je gjyshi më i dashur, më i kujdesshëm dhe më i mirë. Kujtimet e mia më të mira rreth vitit të ri lidhen me ty. Prandaj gëzuar vitin e ri! Festofshim bashkë edhe shumë festa të tjera. Të dua shumë!

SMS Gëzuar Viti i Ri për shoqen e ngushtë apo shokun e ngushtë

Për mua Viti i Ri është vetëm një mundësi tjetër për të kuptuar se do të jesh shoku im / shoqja ime më i/e mirë përgjithmonë. Njerëz të ndryshëm vijnë e shkojnë, por ti qëndron gjithmonë me mua, pavarësisht se çfarë ndodh me mua, me ty, me ne. Qoftë ky Vit i Ri i mbushur me shpresë dhe gëzim. Gëzuar!

Gëzuar Vitin e Ri miku/mikja im/e. Zoti të dhashtë shumë dashuri dhe kujdes dhe uroj të jesh e suksesshme në çdo rrugë të jetës!

Ti ma ke bërë vitin e kaluar shumë të veçantë dhe të rëndësishëm për mua. Duke të pasur pranë, çdo moment bëhet i veçantë për mua dhe të uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Gëzuar Viti e Ri!

Gëzuar vitin e ri për mësuesën

Gëzuar Vitin e Ri Mësuese e dashur! Jeta ime bëhet më kuptimplote për shkak të udhëzimeve dhe mësimeve tuaja tuaja. Unë thjesht dua t’ju dërgoj urimet e mia për vitin e ardhshëm.

I dashur Mësues, ju keni qenë si qiriri që sjell dritë duke u djegur vetë. Shpresoj se do të vazhdoni të përhapni zjarrin e diturisë dhe urtësisëpërmes mësimeve tuaja në 2023.Gëzuar Vitin e Ri!

Mesazhe për Viber Gëzuar Viti i Ri

Familja X ju uron nga zemra, gëzuar Vitin e ri! Urojmë që harmonia dhe shëndeti të mos mungojnë në familjen tuaj gjatë vitit 2023! Le të jetë ky një vit i mbarë!

Një festë si viti i ri duhet të festohet me miq e dashamirë! Unë ju urojë të gjitha të mirat neë vitin që po vjen. Le të jetë ky viti kur na plotësohen të gjitha dëshirat.

Në këtë nat të vitit të ri uroj që jeni mirë. Gezuar Vitin e Ri 2023! Paçit shëndet, dashuri dhe mirësi gjatë gjithë jetës!

Gëzuar vitin e ri. Kjo është një festë që na bën bashkë, na kujton ta duam familjen dhe të ëndrrojmë për ditë më të mirë. Edhe unë, nga zemra ju uroj një festë të mbarë si dhe një vit të mbarë!

Ju uroj nga zemra, gëzuar vitin e ri 2023! Ti mund të arrish gjithçka që synoni vitin tjetër! Mjafton të përkushtoheni dhe të punoni pafund! Një vit i ri është një mundësi e re! Prandaj, gëzuar vitin e ri!

SMS për Vitin e Ri 2023

Viti 2023 le të jetë viti i juaj. Gëzuar! Kaloni një festë sa më të mirë.

Familja X ju uron familjes tuaj gjithë të mirat për vitin e ri! Festofshi gjithmonë!

Në këtë natë të vitit të ri dëshiroj t’u uroj sukses dhe gjithë të mirat për vitin e ri!

Një nat si kjo duhet të mbahet mend, sepse po jetojmë edhe një vit tjetër! Prandaj gëzuar këtë vit të ri!

Dëshirat tua të vitit të ri u realizofshin sa më parë! Qoftë ky vit i mbarë!

Ky mund të jetë viti i sukseseve tua. Mund të jetë një vit i paharrueshëm! Mjafton të kesh besim. Gëzuar!

Në këtë nat të vitit të ri jeni të mirë se ardhur të vini të festoni me ne! Urime, le të gëzojmë së bashku!

Shoku im, gëzuar 2023! Ti i meriton gjithë të mirat, prandaj qoftë ky viti që t’i sjell ato!

Harmonia që ndieni sonte, u përcjelltë gjatë gjithë jetës! Gëzuar viti i ri, 2023! Të fala familjes nga unë!

Postime në Facebook për vitin e ri

Gezuar Vitin e Ri 2023!

Le t’i cakrrojmë gotat për të jetuar jetën në maksimum në 2023… dhe çdo vit pas këtij! Ju uroj për vitin e ri sa më të lumtur! Le të forcohet miqësia jonë vetëm në vitin 2023.

Faleminderit për gjithçka!

Të gjithë juve që ishit në jetën time në 2022, faleminderit! Uroj të kemi shëndet dhe harmoni mes nesh edhe vitin që po vjen1 Gëzuar!

Gëzuar 2023!

Gezuar Vitin e Ri 2023, miq! Nuk do të mund ta kisha kaluar vitin e që po shkon pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka! Uroj që viti që po vjen të sjellë në jetët tuaja çdo të mirë që e meritoni!

Gëzuar nata e vitit të ri!

Një vit i ri na gjeti dhe ne jemi gati ta presim! Gëzuar viti 2023 miqt dhe dashamirët e mi! Paçim shëndet, në mënyrë që të punojmë më tepër dhe ta gëzojmë jetën edhe më shumë! Qofshi përherë të lumtur!

2023, mirë se erdhe!

Miq e dashamirë, le të festojmë dhe le të gëzojmë së bashku për vitin e ri, të cilin po kemi fatin ta presim! Festofshim dhe shumë vite të tjera. Lumturia, harmonia, gëzimi dhe dashuria mos mungofshin kurrë në familjet tuaja!

Kartolina për vitin e ri 2023

Jeta është një aventurë plot me destinacione të bukura. Ju uroj shumë kujtime të mrekullueshme të bëra në vitin 2023.

Ju uroj një Vit të Ri të lumtur, të mbushur me mundësi të plota dhe emocionuese. Dhe mbani mend, nëse mundësia nuk troket, ndërtoni një derë!

Viti i Ri ju sjellë lumturi, paqe dhe begati. Ju uroj një 2023 të gëzuar!

Gëzuar Vitin e Ri! Ne jemi të ndarë sot, por jeni jeni gjithmonë në zemrat tona. Kujdes në këto kohë të pasigurta. Na mungoni!

Ju uroj një Vit të Ri shumë të gëzuar pavarësisht këtyre kohëve të vështira. Ne do të dëshironim vërtet që gjërat të ishin ndryshe dhe të mund t’ju vizitonim! Shpresoj që viti i ri t’i sjellë familjes suaj shumë lumturi dhe begati dhe që me kalimin e kohës bota të jetë sërish një vend i sigurt. Kujdesuni për veten dhe le të bisedojmë së shpejti!

Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha festat e Vitit të Ri që kemi ndarë së bashku në vitet e kaluara, dhe më vjen keq që nuk kam mundur t’ju vizitoj këtë vit. Shpresoj që të keni një festë të mrekullueshme dhe që ne të arrijmë në vitin 2023.

Ju urojmë një Vit të Ri shumë të lumtur! E dimë që viti i kaluar ka qenë i mbushur me sfida dhe lutemi që viti i ardhshëm të sjellë më shumë kohë të caktuara për familjen tuaj. Duke dërguar gjithë dashurinë tonë dhe urimet e mira për ditë më të mira në vazhdim.

Të FUNDIT