Web Analytics

Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Novobërdë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje pasdite.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të FUNDIT