Sot, në një atmosferë festive, Greta Koçi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, feston ditëlindjen.
Kjo ditë është një moment reflektimi për këtë artiste të talentuar, e cila ka lënë një gjurmë të thellë në industrinë muzikore që nga fillimet e saj.
Greta u bë e njohur që në moshën 16-vjeçare, kur publikoi hitet e saj të para, duke arritur të rrëmbejë zemrat e publikut me zërin e saj të veçantë dhe stilin e saj unik.
Bukuroshja mbushi sot 33 vite jetë.