Heidi zbulon planet me Romeon jashtë BBVA: Ndoshta do bëjmë pak…

Romeo Veshaj, finalist i Big Brother VIP 3, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në “Post Big Brother”.

“Arsyet ende nuk i dimë”, tha moderatori Ledjon Liço. Mungesa e Romeos u vërej edhe në aftër-partinë pas finales, si dhe në festën e organizuar të hënën në mbrëmje me konkurrentët dhe ish-konkurrentët e reality show-t.

Pyetur nga moderatori, partnerja e Romeos, Heidi Baci, nuk shpjegoi arsyen e mungesës së tij, por theksoi se raporti mes tyre është shumë i mirë edhe pas daljes nga shtëpia. Ajo ndau planet e tyre për të ardhmen dhe dëshirën për të kthyer në Shqipëri.

“Raporti jonë është shkëlqyeshëm. Jemi shumë mirë. Tani po jetojmë në fund momentet tona në privatësi, që na kishin munguar shumë.

Tani unë duhet të jap drejtimin, sepse personi që në fakt ka rrënjët në Itali jam unë, kështu që tani duhet të organizoj gjërat dhe të spostohem këtej. Avash avash, do t’i dalim zot vetëm. Po më pëlqen Shqipëria, po e shijoj. Ose ndoshta do bëjmë pak këtu, pak andej. Do marrim disa ditë pushim, të qetësohemi vetëm, të dalim në rrugë të qetë. Kemi nevojë”.

Çifti arriti në finalen e Big Brother VIP 3, duke zënë vendin e tretë dhe të katërt.

Nga Rubrika