Web Analytics

Ish banori i BBVA tregon hapur se a është lojë krisja e marrëdhënies së Argjires e Gracianos

Botuar nga: InfoKosova

Në një lidhje telefonike në “Big Brother Radio”, ish-banori i “BBV3”, Fation Kuqari, ka ndarë mendimet e tij në lidhje me krisjen në marrëdhënien e Gracianos dhe Argjirës.

Ai nuk ka hezituar të komentojë situatën, duke thënë se Argjira nuk i duket një person që do të ishte e gatshme për të stisur gjëra, duke lënë kuptimin se është një person i ndryshëm nga ata që janë të prirur për lojëra të tilla.

“Graciano nuk më është dukur kështu jashtë, kam pasur respekt për të. Argjira nuk më duket nga ato vajza që mund të stis gjëra. Jam i sigurt që ajo nuk bën gjëra për të stisur.”

Sidoqoftë, duhet të theksojmë se Argjira ka shprehur se momenti në të cilin ata ndodhen aktualisht është i ndjeshëm, dhe pritet të sqarohet sapo Graciano të dalë prej shtëpisë së “BBV3”.

Të FUNDIT