Web Analytics

‘Ja kam frikën Luizit’, Genta Gjalpi flet për çiftin: Kiara sakrifikon për lidhjen

Botuar nga: InfoKosova

Genta Gjalpi e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën” ka bërë një parashikim për çiftin më të komentuar të momentit, Luizin dhe Kiarën.

Genta u shpreh se ia ka frikën Luizit sepse është i paqëndrueshëm ndërsa për Kiarën tha se ajo do sakrifikojë për lidhjen.

“Unë kisha frikën e Kiarës, tani kam frikën e Luizit, s’më duket i qëndrueshëm.

Nëse do ndahen do ndahen për shkakun e Luizit, femra nuk ndahet asnjëherë, femra ndahet vetëm kur shkon diçka në ekstrem, femra sakrifikon shumë për një lidhje.

Ndërsa mashkulli ikën sidomos mashkulli Gaforre (Luizi është shenja e Gaforres) ikën dhe nuk jep shpjegim kurrë”, tha Genta.

Të FUNDIT