E diel, 22 Dhjetor, 2024
-4 C
Pristina

Krasniqi kujton masakrën e familjes Deliu: Kjo është historia e Kosovës dhe e vërteta e Serbisë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar një nga tragjeditë më të dhimbshme në historinë e Kosovës, kur forcat kriminale serbe morën jetën e katër anëtarëve të familjes Deliu në Abri të Epërme.

Krasniqi theksoi rëndësinë e këtij momenti duke thënë: “Dituria ishte gjashtëjavëshe. Valmiri ishte dy vjeç. Luljeta ishte shtatzënë, duke pritur një Malësor ose Malësore që të vinte në jetë. Fazliu ishte 94 vjeç. Kjo është historia e Kosovës. Kjo është e vërteta e Serbisë.”

Ai vazhdoi të shpreh dhembjen për humbjet tragjike, duke nënvizuar se “kjo është dhembja me të cilën janë detyruar të jetojnë familja Deliu dhe të afërmit e tyre. Një krim që tejkalon gjithçka që fjalët mund të përshkruajnë.”

Krasniqi tutje ka kërkuar drejtësi, duke shtuar se “Një tragjedi që nuk mori kurrë dënimin e merituar, një padrejtësi e përjetshme, për të cilën nuk guxojmë të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi.”

“Përveç kësaj, sot kujtojmë heronjtë e UÇK-së nga Abri e Epërme, Vesel Demakun, Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarajn, të cilët ranë po atë ditë në altarin e lirisë. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë se sa me vlerë është liria që gëzojmë sot,” përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika