Dje e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Monika Lubonja.
Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë të tij dhe sigurisht tregoi edhe se si e ka par edicionin e dytë.
Si është kur del nga “Big Brother VIP”?
Unë e kam përjetuar keq, ditë Monika e para janë shokuese, ti nga një anë thua më mirë të rrija aty që ne ndërkohë mezi po prisnim që të dilnim sepse ishte e padurueshme më.
Unë kam qëndruar 134 ditë dhe kur kam dalë kam thënë: “Wow paska qenë më mirë të rrija aty sesa të dilja jashtë”.
Janë njerëzit, të gjithë opinionet e njerëzve, ke një sulm që ti nuk e pret dhe ajo që më erdhi keq ishte se për mua nuk flisnin keq por më lidheshin me fansat e Ilirit, Donaldit, Beatriksës, Fifit.
Më i mirë Luizi apo Iliri?
”Unë them të dy” eshte pergjigjur Monika e cila disa here kete edicion e ka komentuar lojen e banoreve e per tyre edhe te Luizit.