Web Analytics

Ndodh e papritura mes Melisës dhe Mbresës

Botuar nga: InfoKosova

Melisa dhe Mbresa ishin sinonimi i shkëlqyer i shoqeve përgjatë aventurës së përbashkët në Big Brother VIP Kosova.

Por, gjithë ajo shoqëri e krijuar shpejt, nuk rezistoi në çështje ditësh në botën reale.

Vajzat u ftohën me njëra-tjetrën teksa Melisa në intervista, la të nënkuptohej se i ishte punuar ‘prapa krahëve’ nga Mbresa për shkak të besimit që ajo kishte në të.

E kur u duk që secila vazhdon rrugës së vetë pa një kontakt me njëra-tjetrën, zhvillime të reja duken të kenë ndodhur së fundmi.

Ndjekja në rrjete sociale, nga ku nisi gjithçka mes tyre, është rikthyer mes të dy vajzave.

Ato janë sërish ‘following’ në Instagram, ku mesa duket që e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Zhvillimi vjen pak ditë pas një vizite të shpejtë të Melisës në Kosovë pas pushimeve në Dubai.

Nuk përjashtohet mundësia që vajzat janë takuar me njëra-tjetrën së fundmi.

Hatërmbetjet, të shkuara të harruara.

Të FUNDIT