Në Tiranë nuk e shoqëroi por pse Ledri e la Sarën vetëm edhe në Prishtinë?

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’  mbreme u zhvendos në Prishtinë, ku kasti i aktorëve protagonistë, Olta, Luiz, Sara e shumë të tjerë kaluan në tapetin e kuq e madje gjetën kohën të përshëndeteshin me fansat që kishin rrethuar qendrën e Prishtinës.

Edhe këtë herë ata ishin kujdesur në detaje për paraqitjen e tyre, Sara u shfaq e veshur me një fustan të kuq me shkëlqim dhe dukej mahnitëse.

Ajo që u vu re, ishte fakti se askush nuk e shoqëroi atë në premierën e filmit, një organizim me rëndësi për të.

Po flasim pikërisht për Ledrin, mungesa e tij s’kishte si të mos vihej re, pasi së fundmi përflitet se dyshja e preferuar po kalojnë një krizë në çift.

Megjithatë kjo e fundit vetëm sa i shtoi dyshimet.

Nga Rubrika