Web Analytics

Nje nuse si Kaderi, publikohen pamjet ku ajo nuk iu ndahet familjarëve të Lumbardhit

Botuar nga: InfoKosova

Të premten spektaklin Big Brother VIP Kosova, e ka fituar ish-futbollisti Lumbardh Salihu.

Ai mori me vete 144 mijë euro në shtëpi, pasi u shpall konkurrenti më i votuar nga publiku gjatë këtij edicioni.

Por çmimi i madh nuk ishte fitorja e vetme e tij në këtë spektakël, pasi i njëjti përgjatë rrugëtimit të tij në BBVK 2, ka gjetur edhe dashurinë e jetës.

Ai u njoh me bukuroshen nga Prizreni, Kader Kicaj, me të cilëmn ka nisur një lidhje dhe e festuan bashkë çmimin e fitores.

Kaderi duket se është gjendur mjaft mirë pranë familjes së Lumbardhit, teksa ka qëndruar me ta gjatë pauzave të reklamave.

Telegrafi ka siguruar një pamje  ekskluzive, ku Kaderi shihet pranë babait dhe nënës së Lumit, ku duket se është pritur mjaft mirë si nuse e shtëpisë.

Mbetet të shihet se si do të evoluojë lidhja e dyshes pas përfundimit të kësaj aventure. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT