Web Analytics

‘U pa edhe ne kamera’, reagon Zana Avdiu pas lajmit se Blero u rrah nga sigurimi i Klanit

Botuar nga: InfoKosova

Aktivistja Zana Avdiu, ka reaguar pas lajmit se sigurimi në Klan Kosova, ka sulmuar fizikisht mbrëmë këngëtarin e njohur Blerim Muharremin-Bleron.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se në sigurim punojnë njerëz të paskrupullt.

Sipas saj, shumë ngjarje të rënda në Kosovë, kanë ndodhur për shkak të sjelljes së ulët të sigurimit.

“Mbrëmë sigurimi e paska sulmuar fizikisht Bleron pasi sigurimi e paska kërcënu të dashurën e tij, sipas mediave.

Zakonisht në sigurime punojnë njerëz të paskrupullt. Mendojnë që kanë të drejtë me bë gjithçka. Në Kosovë jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve të rënda, që kanë ardhë si pasojë e sjelljes së ulët të sigurimit.

U pa edhe në kamera sjellja arrogante e tyre!”, ka shkruar Avdiu.

Sipas raportimeve të mediave, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.

Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit./BotaSot/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT