Web Analytics

Nodh e papritura, banori i Big Brother thotë se do ta denoncoj Romeon në polici

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë një episodi të fundit të emisionit “Big Brother VIP”, një ngjarje ka tronditur ambientin e famshëm të shtëpisë, duke sjellë tension mes banorëve.

Në një klip të prezantuar, Jetmiri dhe Liami kishin organizuar një skemë për të fajësuar Heidi-n, duke pretenduar se ajo kishte bërë provokime ndaj tyre.

Romeo reagoi ashpër ndaj tyre, duke i quajtur ata maniakë për sjelljen e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Meritonin në oborr, Liami shprehet se ndihet shumë keq për akuzat e Romeos dhe shpreh dëshirën për të denoncuar situatën në polici, duke thënë:

“Unë më tepër e kam për shkak të videos sepse unë nuk jam ashtu. Unë i kërkova publikut falje, por ke të bësh edhe me njerëz këtu brenda. E di ti çfarë do të thotë ti thuash tjetrit maniak? A e di, unë po të dal, unë bëj denoncim direkt. Bej denoncim direkt.”

Kjo situatë ka rritur tensionin në shtëpi dhe ka sjellë një atmosferë të ndezur mes banorëve të emisionit.

Të FUNDIT