Web Analytics

Olsi në lidhje të re, reagon ish e dashura: “Nuk ka menduar kurrë për mua”

Botuar nga: InfoKosova

Pak ditë më parë u zbulua se Olsi Bylyku ka nisur një lidhje dashurie me një gazetare me emrin Denada.

Lidhja vjen pas ndarjes së Olsit nga Egli Tako, ndarje shumë e komentuar e që nga Egli duket se kemi reagimin e parë.

Egli ka postuar një fjalim të Meryl Streep ku gjen veten në fjalët e aktores, e cila tregon sesi ka vendosur të respektojë veten e të heqë dorë nga njerëzit që nuk janë më aty për të.

Fjalët e Meryl Streep, publikuar nga Egli: “Me kalimin e kohës ndalova së foluri me ata që nuk më dëgjonin dhe me ata që gjithmonë insistonin që kishin të drejtë.

Ndalova së kërkuari njerëz që nuk më kërkonin kurrë, ndalova së menduari për ata që nuk kishin menduar kurrë për mua fillova të bëj atë që më bën të ndihem mirë, pa tepricë, por me pasion.

Fillova t’i besoja intuitës time për gjithçka, për çdo zgjedhje, për çdo person.

Fillova të evitoj njerëzit negativë dhe fillova të rri me njerëz të rrallë, por pozitivë.

Sepse mësova të kem respekt për veten dhe fillova ta vendos veten në radhë të parë. Sepse mendoj se e meritoj.”

Shiko foton:

Të FUNDIT