Web Analytics
E premte, 9 Qershor, 2023

Pasi u bë nënë, Fifi sjell foton më të bukur me djalin në krahë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi para pak kohe u bë nënë për herë të parë.

Që nga ajo kohë, artistja është tërhequr nga angazhimet profesionale duke iu përkushtuar djalit të saj të porsalindur.

Dedikimet e Fifit për të birin kanë qenë të shpeshta në rrjetet sociale dhe një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Autorja e “Diell” ka postuar një imazhe përkrah tij teksa të birin e quan me fjalën dashuri.

“Nuk po mundem me besua që i bëmë katër javë bashkë Theo, ti je dashnia bir”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të iu rikthehet projekteve të reja dhe koncerteve.

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me këngëtaren Donjeta Morina “Pare”.

Shiko foton:

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
998NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu